Arsenali po synon transferime të mëdha, pasi raportohet se ka kërkuar shërbimet e sulmuesit të njohur të Bayernit Robert Lewandowskit dhe të sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Sipas “The Sun”, Arsene Wenger preferon Lewandowskin, por nuk besohet se negociatat për transferimin e tij do të ecin mirë pasi gjermanët i kanë ofruar kontratë të re.
Nëse transferimi i tij dështon, francezi do të kthejë vëmendjen kah Griezmanni që ka klauzolë prej 85.5 milionë funtesh te Atletico, referon Koha. (b.an)