Një grua dhe vajza e saj e mitur janë gjetur në një fushë të përmbytur në afërsi të Shkupit. Atyre në ndihmë i’u ka dal Besim Veseli, një banor i fshatit Hasanbeg.
Ne nje rrefim per mediat maqedonase ai ka treguar se kishte ndaluar në autostradë për të parë dëmet nga vërshimet, kur pa në baltë një dorë duke kërkuar ndihmë. Pasi është afruar ka parë një grua rreth të dyzetave me vajzën e saj të mitur të zhytura në baltë.
Pasi i ka nxjerr nga balta, ai i ka futur në makinë e tij dhe më pas ia ka dorëzuar një ambulancë, në lagjen Maxhari.