• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Workshop në Pogradec, një premtim për të ardhmen e kinemasë shqiptare

by Java News
10/08/2016 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një workshop që ndihmon kineastët organizuar nga CINEEUROPA dhe i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë ka çelur edicionin e parë këto ditë në Pogradec. Në këtë edicion janë trajtuar disa prej çështjeve me të cilat përballet shoqëria shqiptare, ku nuk ka munguar një rivështrim në disa nga ngjarjet e së shkuarës totalitare.

Faza e parë e workshopit mblodhi bashkë profesionistë të fushës së skenarit, si edhe regjisorë e producentë të afirmuar e të rinj. Më pas autorët kanë rishikuar skenarët e tyre nën këshillimet profesionale të tutorëve të mirënjohur, si Giovanni Robbiano edhe Isabelle Fauvel (e cila ishte edhe udhëheqëse akademike e programit), si dhe Izer Aliu për filmin e gjatë dhe Andamion Murataj për filmin e shkurtër.
2
Drejtori programit për ALBASCRIPT, Andamion Murataj thotë se “Filmi shqiptar këta vitet e fundit ka pasur disa arritje për t’u shënuar, por edhe i tërë rajoni ynë ka qenë në avangardë të zhvillimeve të filmit europian. Mjafton të përmendim vende, si: Greqia, Rumania apo edhe Turqia, që kanë pasur në këtë dekadë një rilindje të vërtetë të kinemave të tyre kombëtare.”

Gjatë festivalit të Berlinit Murataj dhe Ilir Butka filluam tratativat e para për organizimin e një projekti të tillë madhor. “Ilir Butka ka qenë mbështetës i kësaj ideje që në krye të herës. Ishte ai që realizoi dhe marrëveshjen me CINEUROPA dhe së bashku identifikuam se kush mund të ishin tutorët më të frytshëm, së pari për ta kuptuar dhe më pas për të pasur impakt real dhe afatgjatë në kinemanë shqiptare”, thotë Murataj. 3

Gjatë ditëve të workshopit, të gjithë pjesëmarrësit bënë prezantimin e projekteve të tyre, si dhe pritshmëritë nga ky workshop, duke u përballur më pas me vërejtjet profesionale, jo vetëm të tutorëve, por edhe të kolegëve me të cilët kishin ndarë veprën.

“Ishin 10 projekte të filmit të gjatë të ndara mes dy tutorëve me nga 5 projekte secili, në faza të ndryshme të zhvillimit. Ishin gjithashtu edhe projektet e filmit të shkurtër. Ideja është që të përpiqemi të marrim një vështrim të zgjeruar të punës në progres, ku shumë projekte janë në gjendjen e zhvillimit dhe janë shumë interesantë dhe sfidues.”- tha Isabell Fauvel.

Sipas saj, uorkshopi i ndihmon kineastët (në këtë rast skenaristët) të kenë ide më të qartë për rrugën që duhet të përshkojë një autor deri në draftin final të skenarit para se të bëhet një film. Ndërsa Giovanni Robbiano shprehet shumë i kënaqur me eksperiencën në Pogradec. obbiano vëren se: “Vendi juaj këtu më kujton pak Greqinë, por edhe Italinë. Shoh shumë paqe dhe më bën të ndihem mirë”.

Artur Gorishti ishte një nga pjesëmarrësit në workshop me skenarin e tij për film të gjatë të titulluar “Xixëllonjat”.

“Për mua ishte hera e parë që marr pjesë në një workshop të tillë dhe si autor që kam punuar tërë kohën i pavaruar ishte pak e paqartë fillimisht se si do të funksiononte. Tani që u mbyll faza e parë mendoj se ishte gjëja më e mirë që mora pjesë, sepse vërtet më dha shumë mundësi që të shikoj se në çfarë stadi jam me skenarin. “ tha Gorishti

Për drejtorin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ilir Butka, nevoja e përpunimit të skenareve, e orientimit të skenarëve drejt një tregu ndërkombëtar e ka bërë të domosdoshme prej kohësh kalimin e tyre në një filtër të zhvillimit të mëtejshëm nëpërmjet modelit të një workshopi të nivelit të lartë profesional.

Pas përfundimit të fazës së parë në Pogradec i hapet rruga fazës të dytë, që është bashkëpunimi për një periudhë gjashtë mujore on-line për të mbërritur në draftin final.

Butka thekson se përfshirja e CINEUROPA në këtë projekt i sjell ekspozim jashtëzakonisht të vlefshëm kinematografisë shqiptare në përgjithësi.shqiptarja.com/a.k

Next Post

Një histori shqiptare që preku zemrën e eurodeputetit Fleckenstein

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Serbia po fsheh krimet e luftës në Kosovë dhe Srebrenicë”- Natasha Kandiç: BE duhet të reagojë, po shtrembërohen faktet!

“Serbia po fsheh krimet e luftës në Kosovë dhe Srebrenicë”- Natasha Kandiç: BE duhet të reagojë, po shtrembërohen faktet!

November 6, 2026
Lufta hibride/ “Male State” në qendër të dyshimeve për kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve në Evropë!

Lufta hibride/ “Male State” në qendër të dyshimeve për kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve në Evropë!

November 6, 2026
Detaji/ Protestat që po trazojnë Europën, kush janë të rinjtë e “Black Bloc” dhe si veprojnë ata?

Detaji/ Protestat që po trazojnë Europën, kush janë të rinjtë e “Black Bloc” dhe si veprojnë ata?

November 6, 2026
“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

Raporti i “Eurostat”: Rreth 58% e popullsisë në Shqipëri, në moshë pune! Tirana mbi mesataren e BE-së

November 6, 2026
Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

November 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

FOTO / Spiropali mesazh të koduar: Thanë se puçi dështoi, por unë sapo kam nisur…

November 6, 2026
Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

Demokratët përgatiten të frenojnë AI, çfarë pritet të ndryshojë në Kongresin amerikan?

November 6, 2026
‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

November 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha nuk mundet duke u bërë disa “Berishë” bashkë

November 6, 2026
Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In