Pas një peticioni të nënshkruar nga dhjetëra mijëra njerëz me kërkesën për të rivendosur hartë e Palestinës në Google, shfletuesi më i përdorur gjerësisht ëeb në botë i është përgjigjur thirrjes së Palestinës se nuk ka ekzistuar në Google.
Me hartën u zbuluan emrat e zhdukur të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës.
“Ne jemi duke punuar me shpejtësi për të rikthyer emrat prapa në këtë fushë”, ka thënë një zëdhënës i Google.
Në hartë, ju tani mund të shihni vijë me pika që shënon territoret palestineze dhe qytetet për t’i përcaktuar ato si palestineze, në qoftë se klikoni mbi to.
Wikipedia në Google.Maps e përshkruan Palestinën si “de jure shtet sovran”, një term i përdorur nga OKB-së prej vitit 2013. Palestina në fund të vitit 2012 u shpall si një shtet vëzhgues jo-anëtar në organizatën botërore, referon Beta. (b.an)