Ishte nisur për në punë në San Benedetto, kur papritmas 4 persona e kanë ndaluar në rrugë dhe kanë tentuar ta grabisin. Grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa marinari 55-vjeçar (pensionist) u sulmua nga 4 të huaj, të cilët dyshohet të jenë shqiptar.
Thuhet se 4 shqiptarët ishin të alkoolizuar. 55-vjeçari ka arritur t’i marrë çelësat e makinës dhe iu është vënë pas për t’i ndjekur. Gjatë kësaj përleshje ai ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht ka arritur të nxjerrë në pah grabitjen, shkruan Klan.
Katër të huajt më pas janë larguar me një makinë ndërsa 55-vjeçari ka përfunduar në urgjencë për të marrë trajtimin e duhur, pasi ka patur dëmtime në hundë dhe në syrin e majtë./a.m.