Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, ka shkaktuar mosmarrëveshje të reja diplomatike pasi e ka quajtur homoseksual ambasadorin amerikan në Filipinë, Philip Goldberg, gjë që e ka detyruar Uashingtonin ta thërras urgjentisht të dërguarin e Manilës në ShBA.
Duterte përdori gjuhën lokale homofobike për të shprehur pakënaqësinë e vet me ambasadorin amerikan gjatë një paraqitje televizive, raporton ABC, përcjell Express.
“Siç edhe e dini, jam duke u përleshur me ambasadorin e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerryt. Ambasadori i tij homoseksual, biri i bushtrës. M’i ka ngritur nervat,” tha Duterte. (b.an)