Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë, ku katër shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Madje, njëri prej tyre ka qenë edhe i armatosur. Sipas Policisë, shtetasi Leonard Kaçaniku është konfliktuar me tre vëllezërit K.B. 38 vjeç, SH.B. 34 vjeç dhe E. B. 36 vjeç.
Ai madje ka qëlluar edhe dy herë me pistoletë në drejtim të tyre, por fatmirësisht pa shkaktuar lëndime.
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri që personi që qëlloi me armë në drejtim të tre vëllezërve të kapej e arrestohej në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4.
Personit ju gjet një armë tip “Beretë”, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 2 herë në drejtim të tre shtetasve. Grupi hetimor në vendngjarje për momentin ka gjetur një gëzhojë.
Panorama/d i