480 para Krishtit – Persianët në udhëheqjen e mbretit Kserks kanë fituar në një betejë tre-ditore në Termopile kundër ushtrisë spartane të mbretit Leonidas. Kjo fitore i ka mundësuar Kserks për të pushtuar Athinën.
1919 – Lindi kompozitori dhe shkrimtari e librettove italiane Ruggero Leoncavallo. Suksesin atij ia solli opera “Pagliacci” dhe asnjë nga shumë veprat e mëvonshme nuk e ka arritur ndonjë sukses të tillë.
1945 – Amerikanët, në fund të Luftës së Dytë Botërore, hodhën bombën e dytë atomike e cila ka rrafshuar më shumë se gjysmën e qytetit japonez të Nagasakit. 73.000 njerëz janë vrarë dhe mijëra kanë vdekur në vitet në vijim nga efektet e rrezatimit. Japonia u dorëzua më 15 gusht, duke e çuar luftën drejt fundit. (b.an)