Klement Balili, ish-drejtori i Transporteve në Sarandë, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të drogës rikthehet sërish në vëmendje të mediave.
Sot Partia Demokratike përmes një deklarate me foto deklaron se Balili shëtit i lirë në Sarandë, madje po shijon edhe ditët e nxehta të verës.
“Dëshmi nga vendngjarja konfirmojnë se sot në mesditë, në kompleksin Sejko në Sarandë është shfaqur Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Bashkangjitur janë fotot ku Klement Balili shfaqet mbi një skaf, duke shijuar ditët e nxehta në det.
Ky fakt dëshmon se Edi Rama jo vetëm i siguroi arratinë dhe shpëtimin prej aksionit ndërkombëtar të DEA-s amerikane, policisë greke dhe belge, por po i ofron edhe më shumë garanci e paprekshmëri që ai të bëjë dhe pushime pa i hyrë ferrë në këmbë.
Dëshmitë nga vendngjarja konfirmojnë gjithashtu se Eskobari i Ballkanit – sic e cilësoi rrjeti televiziv amerikan CNN – ishte nën shoqërinë e një drejtuesi të lartë të policisë. Shqiptarët nuk mund të pranojnë kurrë të sundohen nga baronët e drogës”, thuhet në reagimin e PD.
Por familjarët e Balilit kanë mohuar këtë gjë duke thënë se fotot janë shkrepur tre vjet më parë.
“Këto janë foto të para tre viteve. Eshtë një skaf që është shitur prej shumë vitesh dhe gjithçka që thuhet në makinerinë e propagandës së PD nuk është e vërtetë. Kjo çështje takon organeve të drejtësisë tashmë, dhe nuk kemi ndërmend të merremi me çdo lloj shpifje të Partisë Demokratike”, reagojnë ata, raporton Newsbomb./a.m.
Pse,cfare prisni ju te thone familiaret e Balilit?Bile ate te tregojne edhe organet e drejtesise,se jane te bindur se si po hetohet njeriu I tyre.Ju pritni qe Balili te shkoje ne Dhermi,te marre Ramen dhe Zahon dhe t’i shetise me skafin e tij?(eshte pikerisht skafi qe shikoni,por per te shitur dhe per te blere,nuk cudisin tregtaret,e sidomos trafikantet,qe shpesh duhet te zhdukin gjurmet,doke ndruar mjetet e transportit.