Të paktën dy persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë lënduar sot pas shpërthimit të një bombe në një treg të mbipopulluar në qytetin verior të Afganistanit, Mazar-i-Sharif, njofton policia.
Mazar-i-Sharif, qytet i rëndësishëm dhe qendër komerciale afër kufirit me Uzbekistanit, në përgjithësi është kursyer nga dhuna e grupeve kryengritëse që luftojnë qeverinë e mbështetur nga NATO në Kabul, raporton Reuters.
Sulmi i sotëm është kryer nga një kamikaz, sipas komandantit të policisë Baba Jan./a.m.