Mario Balotelli ka përfunduar në “humnerë”. Sulmuesin italian nuk po e do më askush. Pasi u huazua për një sezon tek Milani, “Rossoneri” vendosi të mos e mbajë në “San Siro” pasi nuk tregoi praktikisht asgjë, në aventurën e tij të dytë në “San Siro”.
Ndërsa tash as Liverpooli, i cili është pronar i kartonit të tij, nuk dëshiron ta mbajë. Madje, trajneri Jurgen Klopp e ka zhvendosur atë në ekipin e të rinjve, duke bërë me dije se nuk llogarit në shërbimet e tij.
Tash mediet italiane shkruajnë se sulmuesi italian mund të kthehet në atdhe, por jo te ndonjë gjigant. Më parë flitej për Napolin, por presidenti i klubit De Laurentiis tha se në “San Paolo” nuk e duan lojtarin.
E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se Balotelli është duke e konsideruar ofertën e Chievos pas largimit nga “Anfield Road”, cituar “Zëri”. (b.an)