• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia, krerët e grupeve parlamentare në takim te presidenti Nishani

by Aalison Pearse Stevens
09/08/2016 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është takuar sot me krerët e grupeve parlamentare, të cilët i kishte thirrrur për t’u konsultuar lidhur me ngërçin e hedhjes së shortit për Këshillin e Lartë të Emërimeve në Drejtësi. Takimi i zhvilluar në Presidencë zgjati rreth një orë. I pari që ka mbërritur në Presidencë ishte kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci, rreth orës 10:55, më pas edhe kreu i grupit demokrat Edi Paloka, ai i LSI Luan Rama dhe ai i PR Fatmir Mediu.

Pas takimit, i pyetur nga mediat se çfarë ishte biseduar, Luan Rama tha se do ruante konfidencialitetin e takimit.

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, më 21 korrik, kreu i shtetit duhet që brenda datës 16 gusht të organizojë shortin për zgjedhjen e 9 anëtarëve në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Por kreu i shtetit gjendet përballë një vendimmarrjeje të vështirë për mënyrën se si do të duhet të zbatojë këtë kompetencë të re që i jep Kushtetuta.

Pengesa për ushtrimin e një kompetence të tillë nga kreu i shtetit lidhet me faktin se ligji që do të detajojë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të aplikojnë nuk është miratuar ende në Kuvend.

Në këtë mënyrë përzgjedhja e 9 anëtarëve nga kreu i shtetit bëhet e pamundur. Disa ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë përmes një komunikimi shkresor i sugjeroi Presidentit Nishani të mos e ushtrojë formalisht kompetencën e tij thjesht për të respektuar afatet e vendosura nga Kushtetuta.

Në sugjerimet e tyre, juristët e Kuvendit sugjeronin se zgjidhja më e drejtë do të ishte që Presidenti të presë miratimin e ligjit përkatës, në mënyrë që të përcaktohen edhe kriteret përkatëse, mbi ta cilat do të zgjidhen anëtarët në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Burime nga Presidenca bëjnë me dije se i njëjti sugjerim kreut të shtetit i ka ardhur edhe nga Partia Socialiste.

Edhe PS-ja i ka sugjeruar kreut të shtetit të presë miratimin e ligjit të ri dhe më pas të veprojë. Sipas burimeve, PS-ja i ka sugjeruar kreut të shtetit se për aq kohë sa ngritja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk është një urgjencë, për aq kohë sa këshilli do të veprojë pas procesit të “Vetingut”, socialistët i sugjerojnë Nishanit të presë miratimin e ligjit.

EKSPERTËT

Lidhur me ngërçin e krijuar pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, Nishani zhvilloi një takim informues dhe konsultues me konstitucionalistë dhe ekspertë të jurisprudencës, për të diskutuar mbi procesin ligjor të shqyrtimit dhe të përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarë të Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë. Në takim me kreun e shtetit merrnin pjesë Aurela Anastasi, Altin Shegani, Thimio Kondi, Krenar Loloçi, Neshat Fana.

Burime nga ky takim bëjnë me dije se edhe grupi i konstitucionalistëve ka qenë i ndarë në sugjerimet që i kanë bërë kreut të shtetit. Disa prej ekspertëve i kanë sugjeruar Nishanit në takim që të presë miratimin e ligjit, pasi edhe në rast se do të hapë procedurat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, sërish ky këshill nuk do të jetë funksional pa u zhvilluar procesi i “Vetingut”.

Sipas këtij grupi ekspertësh, moszbatimi i këtij kriteri kushtetues nga kreu i shtetit, nuk ka të parashikuara pasoja. Ndërkohë, grupi tjetër i konstitucionalistëve i ka sugjeruar kreut të shtetit të zbatojë kompetencën që i jep Kushtetuta.

Panorama/d.i.

Next Post

VIDEO/ Votimi i demarkacionit, Vetëvendosje hedh gaz lotsjellës në Komisionin e Jashtëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

August 23, 2026
Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

August 23, 2026
Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

August 23, 2026
VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

August 23, 2026
Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

August 23, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com