Pesë herë kampione e botës, por asnjë medalje olimpike nga tri pjesëmarrjet e kaluara në Lojërat Olimpike. Por hungarezja Katinka Hosszu më në fund arriti të artën të shtunën mbrëma dhe madje “shkatërroi” rekordin e botës në disiplinën e notit 400 metra stil të përzier në “Rio 2016”.
“Vajza e hekurt” vendosi një temp të jashtëzakonshëm duke dërrmuar konkurrencën dhe thyer rekordin e botës që e kishte vendosur kinezja Ye Shiwen në “Londra 2012”, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Në të vërtetë, ajo kishte qenë pranë të thyente rekordin e botës edhe gjatë kualifikimeve të shtunën paradite.
Kur kaloi 300 metra dhe u fut në 100 metërshin e fundit, në stilin krol, ajo ishte për 5.25 sekonda më e shpejt se rekordi i botës për atë distancë.
Përfundoi me kohë prej 4:26.36 sekondave, në një garë të lodhshme ku notaret kanë nga 100 metra në katër stilet: delfin, shpinë, bretkosë dhe krol. Theu rekordin e botës për 2.07 sekonda. (b.an)