Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 68.23 kg lëndë narkotike të kanabis sativa dhe ka vënë në pranga një person. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar pronari i banesës ku u gjet droga, 65-vjeçari Ajet Lata, lindur në Tepelenë, banues në Gjashtë të Sarandës.
Shërbimet e Policisë së Sarandës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës, kanë konstatuar lëndën narkotike.
Droga u gjet e fshehur në depon e banesës së këtij shtetasi, në një bidon plastik brenda të cilit ishin futur 22 pako me lëndë narkotike, mbështjellë me qese plasmasi dhe natriban ngjyrë kafe.
BW/d.i.