Antonio Conte do të lejojë largimin e Oscar dhe Juan Cuadrado. Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte po ndërton një skuadër të fortë në Chelsea, ky sulmi është pika kyce e skuadrës.
Por, ai po ashtu do të largojë edhe disa lojtarë, të cilët beson se nuk kanë vend në formacionin e tij, shkruan The London Evening Standard.
Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian, Oscar, i cili po kërkohet nga Juventus dhe Inter dhe Juan Cuadrado, i cili po kërkohet nga Milan, citohet “Express”. (b.an)