Me të besuar se po i përgjigjej një thirrjeje hyjnore, Harry Sarfo braktisi shtëpinë e tij në qytetin gjerman Bremen vitin e kaluar dhe udhëtoi për katër ditë rresht për të arritur në territorin e kontrolluar prej Shtetit Islamik në Siri. Mezi ia doli të akomodohej, kur pjesëtarët e shërbimit sekret të ISIS-it, me maska në fytyrë, erdhën për ta informuar atë dhe një mik të tij gjerman se ata më nuk ishin të nevojshëm në Siri. Se ku ishin vërtet të duhur qe atdheu i tyre, ku ata mund të ndihmonin në zbatimin e planeve të grupit për të përhapur ethet e terrorit nëpër glob.
“Po fliste haptas për gjendjen, me të thënë se ata tanimë kishin me mijëra njerëz që jetonin në qytetet evropiane dhe po e prisnin një komandë të vetme për të sulmuar evropianë”, kujton një të hënë Sarfo, i cili dha intervistë për “Neë York Times” nga një burg i sigurisë maksimale në Bremen. “Dhe e gjithë kjo ishte para sulmeve në Bruksel, para atyre në Paris”, transmeton “Koha Ditore”.
Rekrutuesit me maska
Burrat e maskuar shpjeguan se, edhe pse grupi ishte bukur mirë i akomoduar në disa shtete evropiane, kishte ende nevojë për sulmues të tjerë në Gjermani dhe Britani. “Ata thanë: ‘A do të pengonte të ktheheshe përsëri në Gjermani, sepse kjo është ajo që na duhet aktualisht”, kujton Sarfo. “Dhe ata vazhdimisht thoshin se duan të kenë sulme në Angli, Gjermani dhe Francë në të njëjtën kohë” …(b.an)