Një koalicion mes xhihadistëve dhe rebelëve islamikë është gati të rrethojë lagjet qeveritare të Alepos pasi morrën sot pozicione strategjike nga kontrolli i regjimit në jug të këtij qyteti sirian, sipas OSDH-së.
“Ushtria e Pushtimit morri sot kontrollin e akademisë së armëve, ku ndodheshin municione të shumta, si dhe një pjesë të akademisë së artilerisë”, thekson Rami Abdel Rahmane, drejtor i Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).
“Ata janë gati të bllokojnë me flakë rrugën furnizuese të lagjeve qeveritare të Alepos”, pohon Rahmane.
“Forcat e regjimit janë në një pozicion shumë të vështirë pavarësisht mbështetjes ajrore ruse”, shtoi ai.