Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me aktin e goditjes së Kuvendit të Kosovës me mjete të forta duke e dënuar dhunën e ushtruar ndaj këtij isntitucioni. Meta shprehet se ky akt i papërgjegjshëm nuk i shërben imazhit të Kosovës.
“Ky akt i papërgjegjshëm nuk i shërben imazhit të Kosovës dhe integrimit të saj evropian dhe euro-atlantik. Shpreh solidaritetin tim të thellë me Kuvendin e Kosovës, institucionet legjitime të vendit dhe popullin e mbarë Kosovës, që akte të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, – përfundon mesazhi i Metës./java