Një djalë i ri i moshës 21 vjeçare është mbytur në lumin e Drinit të Zi teksa po lahej.
Gjatë ditës së djeshme në lumin Drini i Zi, në fshatin Ujmisht, dyshohet se duke u larë është mbytur aksidentalisht ku e ka marrë rrjedhja e lumit, R.S., 21 vjeç, banues në fshatin Kolesjan, Kukës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe polumbarët, ku po punohet për gjetjen e trupit të viktimës, i cili qysh prej ditës së djeshme nuk është gjetur ende.