Një reklamë e publikuar nga gazeta turke “Zaman”, nëntë muaj më parë besohet se ishte një paralajmërim i fshehtë për grushtin e shtetit.
Gazeta, e cila është e lidhur me Fathullah Gulen, me këtë spot me video ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale.
Shumë komentues besojnë se videoja përmban mesazh sekrete për grushtin e shteti që ndodhi më 15 korrik.
Reklama 20 sekonda e gazetës “Zaman” që më pas u mbyll me dekret të qeverisë turke pasi dyshohet se është e lidhur me organizatën e Gulen që tashmë konsiderohet si terroriste në Turqi, u publikua për herë të parë më 5 tetor 2015.
Ajo nis menjë pamje nga ajri që duhet se është filmuar nga avioni apo helikopteri në një qytet të pa njohur dhe në sfond dëgjohet një sirenë alarmi.
Më pas pamja bëhet e zezë dhe zëri i sirenës pushon.
Pas kësaj shfaqet një foshnjë që qesh dhe në mes të figurës logoja e gazetës.
Sipas disa komentuesve grushti i shtetit ishte planifikuar që të ndodhet që në atë kohë dhe paralajmërimi me anë të fëmijës u bë për të dhënë mesazhin se do të ndodhë 9 muaj më pas.
Nga ana tjetër, imazhi i vogëlushit që qesh është një gjë domethënëse pasi “gulen” në turqisht do të thotë “buzëqeshje”.
Disa komentues thonë se e njëjta pamje si në fillim të reklamës ndodhi në dhe Ankara, ku nisën të fluturojnë avionë F-16.
Ndërkohë, prokurorët turk e kanë përfshirë reklamën në hetim. Ata kanë lëshuar urdhër arresti për kryeredaktorin e gazetës në atë kohë, Ekrem Dumanli.