• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Legjenda, 10 fakte që (ndoshta) nuk i dinit për Ferrarin

by Aalison Pearse Stevens
04/08/2016 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ferrari është ndoshta marka më e famshme e prodhimit të makinave. Çdo fëmijë ka pasur të paktën në dhomën e tij një poster të Ferrarit. Simbol i luksit, i fuqisë dhe statusit civil, kjo makine është njëkohësisht edhe simbol i perfeksionit, i zhvillimit te teknologjisë. Ajo është një vepër e vërtetë arti, krenari italiane dhe e historisë se ndërtimit të makinave.

Ndërtuesi dhe themeluesi i saj është Enzo Ferrari, i cili i dha emrin e tij punishtes që do të sillte në jetë idhullin e të gjithë pasionantëve të makinave të shpejta.

Enzo Ferrari, themeluesi i një prej emrave më të njohur në industrinë e automobilizmit e nisi karrierën si pilot i garave të shpejtësisë në vitin 1919 dhe për shkak të famës që fitoi italianët në atë kohë e krahasuan me Benito Mussolinin. Madhështia e tij i kaloi kufijtë e famës kur vetë Mussolini  dekoroi Enzo Ferrarin me titullin e Kalorësit të Kurorës, ndërsa më vonë i dha dhe titullon Commendatore.

Në vitin 1925 Ferrari braktis garat, por jo automobilizmin që do të mbetej deri në fund të jetës pasioni i tij. Dhe kështu në vitin 1929 nisi edhe ideimin e makinës Ferrari dhe nga aty nisi ngritja e një perandorie legjendare si ajo e skuderisë së kuqe. Vetë Enzo Ferrari deri në vitin 1971 preferonte të dilte në rrugë me një Alfa Romeo. Për Ferrarin shume gjëra dihen, por ka të tjera që për disa mund të jene edhe të panjohura.

1- Një falënderim i madh për Alfa Romeon

1Historia e Ferrarit fillon pikërisht me një tjetër makinë italiane, Alfa Romeo. Skuadra e Ferrari-t garonte pikërisht me këto lloj makinash, por kriza ekonomike që përfshiu Alfa Romeon, bëri që Enzo të dalë më vete dhe të ndërtojë makinën e tij, së cilës i dha një nxitje të re menjëherë pas përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

2- Logoja e Ferrarit

2Kali i tërbuar është shfaqur për herë të parë në makinat Ferrari në vitin 1932, por origjinali i saj është marrë nga i afërmi i Enzos, Francesco Baraccia, një pilot ushtarak, që këtë logo e kishte të vendosur në avionin e tij dhe që ndërtoi një edhe për Ferrarin që tashmë është kthyer në një ikonë.

3- Pse Ferrari është i kuq?

3Ju e keni vërë re që çdo makinë ka nga një ngjyrë të sajën simbol. Mercedesi ka si ngjyrë simbol të argjendtën, Jaguar është i gjelbërt, ndërsa Ferrari tradicionalisht është i kuq. Kjo pasi dikur, në garat me makina, secila prej tyre kishte ngjyrën e saj, për t’u dalluar nga të tjerat, por edhe nga pista. Edhe pse tani ka Ferrari me ngjyra të ndryshme, e kuqja ikonike mbetet simbol.

4- Të menduarit ndryshe të Enzos

4Ata që kanë punuar me Enzon thonë që marrëdhënia me të ishte e vështirë. Gjatë jetës së tij ai bëri shumë armiq. Enzo kishte teoritë e tij, një prej te cilave ishte ajo që një shofer i pa sigurt është një shofer i shpejtë. Veç kësaj ai njihet për nxitjet që u bënte pilotëve të tij që këta të kundërviheshin me njëri-tjetri, në funksion të rritjes së konkurrencës dhe performancës. Motoja e jetës së Enzos ishte: “Mendo si fitimtar dhe vepro si fitimtar. Kështu ka shumë mundësi që ta arrish objektivit tënd”.

5- Ka ndikuar për lindjen e Lamborghinit dhe GT40 Ford

Në fakt, marka tjetër e famshme italiane i ka pasur fillimet e veta ne prodhimin e traktorëve. Dikur flitet se Enzo dhe Ferruccio Lamborghini patën një debat dhe Ferrari e quajti atë një idiot që të bënte mirë të merrej me traktorët, në vend që të punonte për makinat e garave. Fyerja që i bëri Enzo, e detyroi Ferruccio Lamborghinit ti hynte punës dhe të sillte në jetë një tjetër makinë të famshme.

Ferruccio Lamborghini
Ferruccio Lamborghini

Po kështu, Enzo ka pasur marrëdhënie jo te mira edhe me Henry Ford, themeluesin e markës së famshme amerikane. Ford kërkoi të blinte Ferrarin. Pas shumë negociatash, Enzo deklaroi se nuk do ta shiste më Ferrarin.

 Ford-GT40
Ford-GT40

Prishja e marrëveshjes mes tyre çoi Henry Fordin të merrte vendimin për të krijuar një makinë rivale që do të shkatërronte Ferrarin, duke sjellë në jetë kështu makinën GT40 Ford, një ikonë e makinave të garave ne SHBA.

6- Makina më e shtrenjtë e shitur në botë është një Ferrari

7Makina më e shtrenjtë e shitur në bote është pikërisht një Ferrari. Është fjala për Ferrari 250 GTO, shitur në vitin 2013 për 52 milion dollarë. Në fakt gjithnjë Ferrarit shiten me çmime rekorde. Jo më larg se këtë vit, një makinë e rrallë dhe historike, makinë garash Ferrari, është shitur për një çmim rekord, për plot 32 mln euro në një ankand në Paris. Organizatorët e ankandit thanë se Ferrari i vitit 1957 që ka emrin “335 Sport Scaglietti” është një makinat më të rralla dhe ikonike të garave në motorsport dhe është vetëm 1 nga 4 të tilla të prodhuara gjithsej.

7- Sportisti më i paguar në histori

7 shumiRuan rekordin për pagesën më të lartë të bërë deri më sot një sportisti. Është fjala për Michael Schumacher, që për dy vite me radhe është vlerësuar sipas Forbes si sportisti më i paguar ne bote me 110 milion dollarë. Një investim ky që ia vlejtur, pasi gjermani i famshëm e çoi Ferrari-n ne fitimin e pesë kampionateve radhazi mes viteve 2000 dhe 2004.

8- Shitjet

8Ferrari ruan gjithnjë një prodhim të limituar. Kjo për të mbajtur lart interesin, por edhe çmimin. Për çdo seri prodhohen 499 makina të tilla dhe ato shiten menjëherë. Madje ka aq kërkesa, sa pronari më përpara e blen dhe më pas e shikon se çfarë ka blerë.

9- Jo vetëm makinat

9Ferrari nuk ka vetëm makinat dhe garat. Kompania e famshme ka edhe drejtime të tjera që i sjellin asaj fitime të jashtëzakonshme. Ajo shet këpucë, veshje, parfume, prona etj.

10- Një Ferrari edhe në Vatikan

10Në vitin 2004 Ferrari i dhuroi Vatikanit një makine te saj Enzo. Ajo ka një motor prej 6 litrash V12. Por një Papë nuk mund të lëvizte me një makinë kaq luksoze. Kështu që Papa Gjon Pali i Dytë e shiti në një ankand dhe paratë e fituara shkuan për të dëmtuarit e cunamit të po atij viti në Indonezi.

Tirana Observer/d.i.

 

Next Post

Luiza Gega merr Medaljen e Mirënjohjes nga Bashkia e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

July 7, 2026
Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

July 7, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

“Pas kësaj proteste, PD nuk do të ekzistojë më”, deputetja e PS: Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

July 7, 2026
Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

July 7, 2026
Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

July 7, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama nxjerr videon: Shumica e helmit të urrejtjes digjitale prodhohet nga Lindja, së shpejti edhe provat!

July 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

SPAK zbërthen rrjetin e drogës me lidhje nga Shqipëria në Gjermani, Turqi dhe Amerikën e Jugut, arrestohet ‘koka’ e grupit kriminal

July 7, 2026
“E motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë”/ Dokumentet nxjerrin në pah konfliktin e interesit të gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt

“E motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë”/ Dokumentet nxjerrin në pah konfliktin e interesit të gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt

July 7, 2026
VIDEO/ “Nuk mundet të shitet si Arlind Qori”, Buzhala për Pacollin: Njerëzit e tij u bënë organizatorë të protestës në Tiranë

VIDEO/ “Nuk mundet të shitet si Arlind Qori”, Buzhala për Pacollin: Njerëzit e tij u bënë organizatorë të protestës në Tiranë

July 7, 2026
Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

“Bufat e kënetës dhe sorrat e inkubatorit do të bëjnë gjithmonë dëm”, Balla i përgjigjet Berishës pas mashtrimit për qumështin në Prishtinë

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In