Grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit po përgatisin raundin e ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të mbahet javën e ardhshme. Diplomatët perëndimorë thonë se raundi i ri mund të jetë me rëndësi vendimtare për përparimin e të dyja palëve drejt integrimeve evropiane. Të dyja vendet përballen me sfida që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrimeve të tyre ndërkombëtare.