Testosteroni është një hormon i rëndësishëm për të dyja gjinitë dhe prodhohet nga trupi në mënyrë të natyrshme.
Mungesa e testosteronit dhe nivelet e ulëta të tij janë shqetësuese për meshkujt sepse është një hormon shumë i rëndësishëm që lidhet me epshin, nivelet e energjisë, masën muskulare etj. Nëse niveli i testosteronit ulet, meshkujt do të kenë probleme në ato aspekte.
Përveç mungesës së epshit, uljes së nivelit të energjisë, uljes së masës muskulare, niveli i ulët i testosteronit mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore si nervozizëm, depresion, probleme me gjumin etj.
Ja disa mënyra natyrale për të ngritur nivelin e testosteronit:
Flini mirë: sipas një studimi të Shoqatës Amerikane të Shëndetit u konstatua se mungesa e gjumit çon në uljen e nivelit të testosteronit me 10 – 15%. Që të keni një shëndet të mirë duhet të flini 7-8 orë në natë.
Mos konsumoni shumë sheqerna: konsumimi i tepërt i sheqernave rrit nivelin e sheqerit në gjak. Sipas hulumtimeve thuhet se nivelet e larta të sheqerit në gjak ulin nivelin e testosteronit deri në 25%.
Menaxhoni stresin: stresi është një nga arsyet që çon në uljen e nivelit të testosteronit. Ankthi, depresioni dhe luhatjet e tjera emocionale çojnë në ulje të nivelit të tij gjithashtu.
Rrisni masën muskulare: aktiviteti fizik, rritja e masës muskulare do të rregullojnë metabolizmin dhe do të rrisë nivelet e testosteronit.
Zgjidhni dietën ushqimore: ushqimi është një faktor i rëndësishëm që çon në rritjen e nivelit të testosteronit. Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë D, proteina, zink, yndyrna të shëndetshme etj.
Disa nga ushqimet që rekomandohen janë: hirra, djathi, farat e lulediellit, kosi, farat e kungullit, avokado, arrat, vaji i ullirit, vezët, mishi i pulës etj.
Nëse niveli i testosteronit nuk rritet me anë të mënyrave natyrale ju duhet të konsultoheni me mjekun, përgatiti Express. (b.an)