Kryetari i Komisionit Shtetëror, Murat Meha, në konkuzionin e fundit tha Mali i Zi i ka materialet për zona kadastrale për komuna që tregojnë përputhshmërinë.
Ai tha se Kushtetua e Kosovës e thotë se të dhënat kadastrale kanë dalë që nga viti 1971 dhe 73, të gjitha republikat janë në kuadër të ish Jugosllavisë, transmeton kosovapress.
“Ne si komision e mbajmë qëndrimin tonë profesional. Spekulimi i parë apo mashtrimi i këtyre mashtruesve që bëjnë për opinion është spekulimi dytë me rregulloren e punës, tjetër, spekulimi i cili është ordiner është se thuhet pse kadastri i Kosovës nuk është në rregull.
Në këtë moment i kemi mbi 2 milionë parcela me pronar juridik dhe personal. Dhe i kemi nëse i doni materialet e Malit të Zi, pse nuk i keni shfletuar materialet e Kosovës që janë në dispozicion.
Mali i Zi i ka materialet për zona kadastrale për komuna, dhe tregojnë fiks përputhshmërinë.
Aty përputhen dhjetë zona kadastrale. Këto të dhëna kadastrale për territorin tonë i kemi për gjatë gjithë vijës kufitare, aty i kemi 18 zona kadastrale”, ka thënë ai. (b.an)