• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Armik i përbetuar i presidentit Erdogan, kush është Fetullah Gulen që u akuzua për grusht shteti në vitin 2016! Ditët e fundit të jetës i kaloi në spital

by S T
21/10/2024 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armiku i përjetshëm i presidentit turk, Fethullah Gulen, ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 83-vjeçare.

Lideri i lëvizjes “Gyleniste” në Turqi ishte një nga armiqtë më të mëdhenj të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe një nga figurat politike më të diskutueshme në historinë e Turqisë.

Guleni vuante nga probleme serioze shëndetësore gjatë viteve të fundit të jetës, raportojnë mediat në Turqi, ndërsa kohët e fundit ai ishte shtruar në një spital.

Armiku i përbetuar i Erdoganit nisi karrierën e tij si imam, por në vitin 1970 ai krijoi një lëvizje fetare dhe shoqërore, “Hizmet” ose “Gulen”, të cilën Erdogan e quajti FETO.

Fethullah Gulen mbrojti një interpretim të Islamit që theksonte bashkëjetesën fetare dhe vlerën e edukimit.

I lindur në vitin 1941, Guleni ishte një imam i thjeshtë në vitet e para të karrierës.
Gulen doli në pension në vitin 1981. Ai la mënjanë fenë dhe nisi angazhimin në biznes dhe media, ndërsa në të njëjtën kohë filloi një sërë programesh edukative.

Ndikimi i Gulenit filloi të rritet gjatë viteve 1980 dhe 1990 ndërsa mbështetësit e tij u shtuan.

Nga mik, në armik i presidentit turk

Para prishjes së marrëdhënieve me presidentin turk, Guleni ishte aleat i Erdoganit deri në vitin 2013.

Më pas shpërtheu një skandal i madh korrupsioni që përfshinte figura kyçe në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit. Asokohe presidenti turk akuzoi Gulenin se fshihej pas hetimeve për skandalin dhe më pas për nxitjen e përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016.

Qeveria turke e ka cilësuar Gulenin si terroristin më të kërkuar të Turqisë. Mbështetësit e Gulenit i kishin hedhur poshtë akuzat si “jashtëzakonisht të papërgjegjshme” dhe vunë në dukje se ata “kanë hedhur poshtë vazhdimisht ndërhyrjen ushtarake në politikën e brendshme, një parim që është një nga vlerat thelbësore të Hizmetit ose Gulenit”.

Një gjykatë turke lëshoi një urdhër arresti kundër tij, por ai ishtei internuar në Saylorsburg, Pensilvani, SHBA, ku dha frymën e fundit.

Kërkesat për ekstradim

Turqia ka bërë presione të vazhdueshme për ekstradimin e Gulenit nga Shtetet e Bashkuara, gjë që nuk ndodhi kurrë.

Ndërkohë, qeveria turke nisi një gjueti për mijëra gylenistë, duke burgosur shumë prej tyre dhe duke i persekutuar.

Siç shkruan Deutsche Welle, në vitet pas grushtit të shtetit, 40,000 persona u arrestuan në Turqi dhe 110,000 të tjerë nëpunës civilë u pushuan nga puna.

Disa gjetën “strehë” jashtë vendit, disa edhe në Greqi. Në një artikull të mëparshëm, NewYork Times shkruante se Guleni mbërriti në SHBA në vitin 1999 dhe me ndihmën e një ish-zyrtari të CIA-s arriti të merrte një kartë jeshile dhe të vendosej në vend.

Aktivitetet dhe jeta personale e Gylenit në SHBA janë kryesisht të panjohura – duke nxitur dyshimet e mbështetësve të Erdoganit se Gylen kishte një mision “të çuditshëm” në SHBA dhe ishte gjithmonë duke komplotuar kundër Ankarasë.

Next Post
EMRI/ Skemë mashtruese me mikrokredi, arrestohet 43-vjeçari që shpërdoroi me detyrën

EMRI/ Skemë mashtruese me mikrokredi, arrestohet 43-vjeçari që shpërdoroi me detyrën

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In