• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK-u arreston ish deputetin Jurgis Çyrbja, VOA: Akuza mbi zgjedhjet, lidhje me krimin dhe shitje të sekretit shtetëror

by S T
21/10/2024 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi mbrëmjen e së dielës në Durrës ish deputetin e Partisë Socialiste për atë qytet, Jurgis Çyrbja, në dyshimet për “korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror”.

Lajmi u konfirmua nga burime të SPAK-ut, të cilat thanë se Çyrbja u arrestua sot nga policia e shtetit me “masën e sigurimit arrest në burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tre akuza”.
Ndërsa sipas burimeve të besueshme mësohet jozyrtarisht se Çyrbja ka ruajtur kontakte dhe ka komunikuar përmes aplikacionit ‘Sky Ecc’ me persona të grupeve kriminale gjatë kohës që ka qenë deputet i Kuvendit.

Arrestimi i tij lidhet me hetimet për një grup kriminal të fuqishëm. Njëkohësisht me të sot është arrestuar edhe një person tjetër për të njëjtën çështje ndërsa është shpallur në kërkim një person i tretë.
Njëkohësisht SPAK-u po ndjek edhe një tjetër çështje, për të cilën ish deputeti Çyrbja u padit nga Partia Demokratike rreth 7 vite më parë për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për dokumentacionin që lidhet me katër prona të ndryshme gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Një javë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK-u) i njoftoi atij akuzën e shpërdorimit të detyrës, një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit.
Brenda dy javësh karriera politike dhe raportet e deputetit Çyrbja me drejtësinë u ndryshuan me shpejtësi. Të martën e 8 tetorit u thirr në SPAK, ku qëndroi mbi 7 orë, të nesërmen dorëzoi mandatin e deputetit, të premten më 11 tetor iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës në Hipotekë, ndërsa pas një jave u mor në arrest me burg për 3 akuza shumë herë më të rënda.
Ai fillimisht tha se mandatin po e dorëzonte për arsye shëndetësore. Çyrbja nuk ka komentuar nëse i pranon apo jo akuzat, por u pohoi mediave një javë më parë se do të paraqitej para drejtësisë sa herë që të thirrej.
Tridhjetë e nëntë vjeçari Jurgis Çyrbja, i lindur në Shijak, ishte duke përfunduar mandatin e tij të dytë si deputet i Qarkut të Durrësit që nga viti 2017.
Ai ishte avokat dhe pedagog në Universitetin e Durrësit pasi kreu studimet për drejtësi në vitin 2010, për t’u bërë më pas drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës në vitet 2013-2016, kohë kur duket se ai u lidh, sa me politikën aq edhe me persona të dyshimtë nga bota e krimit./ VOA

Next Post
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Gjykatës së Burrelit, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar

Përfshihet nga flakët një banesë pranë Gjykatës së Burrelit, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar

TË FUNDIT

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026

“Nuk ka ndodhur në 36 vite”/ Çoçoli: Buxheti 2027 vendos qytetarët në plan të parë

October 29, 2026
Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

October 29, 2026
Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

October 29, 2026
Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe gjithë komunitetit të EUFOR-it!

October 29, 2026
Evropianët mbështesin Zelenskyn pas vendimit të Trumpit, teksa Rusia e Ukraina këmbejnë sulme -

Kievi: Zelensky, i gatshëm të diskutojë çështjet e territorit përballë me Putinin, vetëm ata mund ta ndryshojnë dinamikën!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In