Antonio Candreva eshte zyrtarisht nje lojtar i Interit: ish-mesfushori i Lazio ka firmosur nje kontrate deri ne 30 qershor te 2020.
“Jam shume i kenaqur dhe i uroj mireseardhjen te Interi, ka theksuar presidenti i klubit, Erick Thohir. E kam te qarte se ai do te jape nje kontribut te madh qe skuadra te jete shume kompetitive”.
Candreva paradite ka kaluar viziten mjeksore para nenshkrimit, por pa harruar te kaluaren: “Jam me te vertete i kenaqur qe jam ketu, eshte shprehur ai. E kam dashur gjithnje Interin. Falenderoj Lazio per kohe qe kemi kaluar bashke e qe me dha mundesine qe te realizoj endrren time. Tashme dua vetem qe te luaj ne San Siro per te kenaqur tifozet interiste”.