Dashi
E keni të rëndësishme të përmbushni ndjenjat fizike. Shijoni përkëdheljet e partnerit/es dhe harrojini angazhimet e tjera në ato momente. Beqarët mund të kenë disa takime interesante të cilat mund t’i shpërblehen me lidhje serioze dhe afatgjatë. Financat paraqiten problematike, nuk do dini si t’i menaxhoni.
Demi
Do të nxirrni më të mirën nga vetja nëse bashkëpunoni me partnerin/en dhe gjërat do të marron një drejtim tjetër në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do ndihen mirë pas disa takimeve interesante që do realizojnë. Me financat bëni kujdes, duhet t’i menaxhoni mirë të ardhurat.
Binjakët
Do të ndiheni më të relaksuar nëse kaloni më shumë kohë në shtëpi pranë njeriut tuj të zemrës. Fikni telefonin dhe shijoni momentin. Beqarët do takojnë persona mjaft interesantë me të cilët mund të nisin edhe ndonjë lidhje. Në planin financiar do hasni probleme të mëdha, kujdes me shpenzimet.
Gaforrja
Nuk jeni shumë të motivuar për punë. Faktikisht, është koha ideale që bashkë me partnerin të bëni planet për ndonjë udhëtim. Është i nevojshëm. Beqarët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje pamjes së tyre nëse duan të bëjnë për vete personat që pëlqejnë. Financat parashikohen të mira.
Luani
Kërkoni rekomandime dhe nga partneri/ja kur vëreni se nuk mund t’ja dilni dot mbanë vetëm. Kjo gjë do ndikojë edhe më shumë në afrimitetin tuaj me njeriun e zemrës. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të veprojnë, sepse mund të vuajnë pasojat në të kundërt. Kujdes me shpenzimet.
Virgjëresha
Është koha ideale të merreni me planet për pushime me partnerin/en. Kjo sepse lodhja e gjithë këtyre muajve ju ka stresuar dhe nuk jeni aspak të përqendruar për të punuar. Beqarët edhe pse do e kenë ditën të mbushur me takime, nuk do jenë të vendosur për hapat që do marrin. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll.
Peshorja
Kaloni më shumë kohë me partnerin/en. Jeni lodhur duke menduar gjithë kohën për punën. Vizitoni ndonjë muze, shkoni në ndonjë koncert apo shikoni ndonjë film bashkë. Beqarët nuk duhet t’i thonë jo ftesave që do marrin, nëse duan të bëjnë ndryshime në jetën e tyre. Kujdes financat, paraqiten delikate.
Akrepi
Nuk jeni gati për një ndryshim të madh në marrëdhënien tuaj në çift, pavarësisht dëshirave. Më mirë qëndroni dhe ca kohë në këto kushte. Beqarët edhe pse nuk do e kërkojnë me ngulm lidhjen, princi i kaltër do ju shfaqet atëherë kur nuk e presin. Financat do jenë në vështirësi.
Shigjetari
Nëse keni qenë duke menduar të organizoni ndonjë udhëtim me njeriun e zemrës, mos e lini për më vonë. Koha e duhur për tu argëtuar dhe relaksuar së bashku. Beqarët do njihen me persona mjaft të ndryshëm në karakter nga vetja, por priten lidhje afatgjata. Financat do vinë duke u përmirësuar.
Bricjapi
Do të jetë terapi për ju nëse izoloheni në një vend të qetë në prani të njeriut tuaj të zemrës. Ka ardhur koha të shkëputeni për pak kohë nga zhurmat dhe t’i dedikoheni partnerit/es. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur për të shmangur problemet.
Ujori
Investimet tuaja në marrëdhënien me partnerin/en do të shpërblehen sot. Mos mendoni se ai/ajo nuk ju ka vlerësuar, pasi sot do përballeni me një surprizë të bukur. Beqarët mund të bëjnë edhe ndonjë çmenduri vetëm për të mos qëndruar më vetëm. Financat nuk do jenë aspak të mira.
Peshqit
Një ditë e qetë parashikohet kjo e sotmja për ju të dashuruarit e kësaj shenje. Ajo që duhet të bëni është të organizoheni për të ndryshuar rutinën në të cilën keni kohë që jeni përfshirë. Beqarët do kenë surpriza sot dhe do mund ta shohin botën ndryshe. Financat do vinë duke u dobësuar, kujdes me shpenzimet.