Pavarësisht se nevojën apo jo të përdorimit të syzeve optike e përcakton mjeku okulist, studentët e institutit të teknologjisë në Universitetin e Michiganit kanë krijuar këtë iluzion optik për të parë më pas nëse keni apo jo probleme me shikimin.
Distanca prej 30 centimetrash nga iluzioni optik përcakton nëse ju keni nevojë për një kontroll më të detajuar tek okulisti apo edhe për syze. Iluzioni optik konsiston në një foto ku janë të miksuara fytyra e Albert Ajnshtajn dhe ajo e Merlin Monroe.
Nëse në një distancë prej 30 centimetrash ju do të shihni fytyrën e Merlin Monroe, kjo do të thotë se ju keni probleme me shikonim dhe duhet të mbani syze, në të kundërt, pra, nëse shihni Ajnshtajnin atëherë shikimi juaj është shumë i mirë.
Megjithatë edhe për këtë ka një shpjegim. Në varësi të përqendrimit apo të dallimit të kontrastit, sytë tuaj do zgjedhin të shohin vetëm detajet.
Nga afër shihen detaje të qarta si mustaqet apo rrudhat e Ajnshtajnit, por teksa distanca rritet ose nëse shikimi juaj është i dobët duke krijuar një pamje të zbehtë në pamje të parë, aftësia për të dalluar detajet dobësohet. Pasi e provuat, cilën fytyrë shihni ju? /express/a.k