Kryeministri Rama vazhdon të postojë në Facebook albumet e Rilindjes Urbane. Sot Rama ka publikuar foto të rrugëve në konstruksion e sipër ose të rregulluara në Vlorë e Lezhë.
“Segmenti i ngushtë që për vite të tëra nxiu jetën e udhëtarëve e sidomos të turistëve në kthimin nga Vlora duke u ngjitur në dalje të Ujit të Ftohtë përmes rrugës Dhimitër Konomi, do të jetë pas pak muajsh një rrugë e re që do përmbushë nevojat e komunitetit dhe mundësojë qarkullimin e lirshëm edhe gjatë sezonit veror”, shkruan kryeministri për rrugën në Vlorë.
Ndërkohë, më parë ka postuar për rrugën e rregulluar në Lezhë:
“Segmenti i shkatërruar prej vitesh Manati – Lezhë, tanimë një rrugë e rindërtuar tërësisht”.