Nga Bledi Mane
Edhe ta kishte kerkuar me ngulm nuk do ishte kaq koincidence e bukur.
Në Washington e bombarduan para dhe gjate konventes por ajo nuk u tremb dhe vazhdoi sic ka guxuar keto 24 vjet.
Ne Tirane e anatemuan sic anatemonin otomanet nje grua te fisshme te krishterë shekuj me pare dhe ajo…vazhdoi sic ka guxuar keto 17 vitet e fundit.
Koincidencat paskan arsye te forta ndaj puthiten pavaresisht distancave dhe sirkumstancave. Te dyja nena te nje vajze, te dyja kokforta, te bukura dhe egocentriste te rafinuara.
Hillari Klinton, ah une i shkreti mendoja se kishte simotren e saj ne Shqiperi por jam gabuar. Jam gabuar per emer te pervecem dhe kah politik por kurresesi jo per gjini apo kembengulje. Vizatoja ne koke Josefina Topallin si Klintonin femer te vendit tim por shkodrania me zhgenjeu me arrogancen harbute…
Nje status ne facebook-un e Elisa Spiropalit gjate diteve te fundit te korrikut te nxehte, nxehu politikisht koalicionin qeverises. Reagimet nen ze ishin te shumta por vetem dy,dy lepurusha paranojake reaguan. Dhe kur them lepurusha mos me keqkuptoni. Jo lepurushe si ato te parukerive te rruges se Durresit por dy lepurusha meshkuj fjalet e te cileve nuk ngjiten por djersiten me teper korrikun e dermuar te nje kryeqyteti. Lepurushi i pare i pa njohur ne kopshtin zoologjik te Tiranes kot sa u lodh se nuk argetoi as racen e partise nga vjen por i dyti. Ah lepurushi i dyte eshte nje drame me vete.
Ish presidenti i republikes Rexhep Meidani, nje gjumash klasik i bolshevizmit ka dy femije. Ka nje vajze dhe nje va… me falni. Ka nje vajze e nje djale qe u arsimuan ne Perendim e ne Lindje me leke te dyshimta. Vajza,Adea e kuptoi qe ky vend nuk ishte per te dhe qendroi e punon ne France ku e dergoi babi per studime me leket e xhaxhi Marselit. Por femija i dyte, Denion faqekuqi, i biri qe nuk shkelqeu as ne Lindje e as ne atdheun e tij nuk rri rehat te argetohet me leket qe fitoi nga xhaxhi Sala por hap plage te vjetra te reja.
I biri medioker i Rexhepit, jo Taip Erdoganit por Mejdanit u emerua gjate vitit 2013 drejtor i antikontrabandes ne Doganat Shqiptare. Sali Berisha atehere kryeminister, shfrytezoi sherret e Meidanit me Edi Ramen e si per karshillek ia katapultoi te birin, komunistit Meidani ne mejdan te korrupsionit. Dallaveret naive te Meidanit te vogel u bene aq te medha sa nuk kishte qeveri te re apo Rilindje ti mbronte. Kur socialistet e rinj fringo morrem pushteti ia hoqen me ceremoni por nuk ia dorezuan prokurorise dhe sa per dijeni kontrabanda gjate tranzicionit te nderrimt te qeverive nga qershori ne shtator te 2013 lebetiti te dyja anet e kufinjve doganore. Shqiperia humbi rreth 5.7 milione euro nga import-eksportet e zhdoganimeve ate kohe te poshter. E ngaqe qeverisja e shokeve te babi Meidanit u tregua tolerante,i biri i babit here pas here ben kopilin dhe sulmon qeverisjen e shokeve te babit. Dhe nuk sulmon si burrat per idealizem por i gervishtet suma nga kunja e vjeter.
Ndaj Rexhep Meidani po te flas shkoqur se harxhova kohen dhe leket e ofertes ne celularin tim per te te shkruar ty. Djali yt ushtar i dale ne llogore te luftes nuk tremb njeri.
Here tjeter bej pakt dhe nxirr ate shokun tend Kastriot Islami te flase e te shkrepe mitralozin edhe ne emer te familjes tende.
Kaçi i shkurter, i shkurter por zhurmen e ben pak te madhe madje e lexon dhe reagon edhe Edi Rama. Por kete djalin tend ka kohe qe nuk e lexon as Drini Zeqo! ;p
Ndaj e dashur Elis’ askush nuk te ben pis as ty, as kontributet e tua praktike e politike e madje as koalicionin e brishte.
Merru me progresin, me te nesermen dhe pavaresisht dhimbjeve u duhet nje tjeter fitore ne qershor.
Ky djali i Meidanit i duhet PD-se ne kohe tranzicioni por tranzicion nuk duket ne horizont.
Kur te marre pushtetin PD-ja pas 12 vjetesh, Denion Meidani do jete duke luajtur domino me babin e tij dhe mbaje mend, ky dallaveraxhiu ka per t’ia futur edhe të atit. Do ta mundë padrejtesisht se ky Meidani i vogel ka mesuar huqet e hajdutit dhe te nje hileqari te madh!!!