• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Indinjatë nga deklaratat, nëna e dëshmorit replikon me Donald Trump

by Aalison Pearse Stevens
01/08/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklaratat e Donald Trump në jo pak raste janë pritur me indinjatë dhe reagime nga më të ndryshmet, por tallja që ai ka bërë këtë herë ndaj nënës së një ushtari mysliman ka shkaktuar zemërim të madh.

Ghazala Khan ka qëndruar në heshtje kur Trump është sulmuar nga bashkëshorti saj, ndaj dhe kandidati për president ka aluduar se asaj nuk i është lejuar të flasë. Menjëherë pas këtyre fjalëve kanë reagur politikanë të shumtë të cilët janë shprehur se kurrsesi nuk mund të flitet në këtë mënyrë për nënën e një heroi.

“Po të shohësh gruan e tij, ajo thjesht qëndron aty në këmbë. Nuk kishte asgjë për të thënë. Ose mbase nuk i lejohej të nxirrte ndonjë fjalë nga goja. Se cila është e vërteta, këtë ma thoni ju”, tha Trump.

“Ke qenë ndonjëherë në varrezën e Arlingtonit? Shko shiko varret e atyre amerikanëve trima që vdiqën duke mbrojtur këtë vend. Ata janë të të gjithë besimeve, gjinive dhe etnive. Ti vet nuk ke sakrifikuar asgjë”, është shprehur babai i kapitenit Humayn Khan, i cili u vra në Irak në vitin 2004 nga shpërthimi i një bombe.

Gruaja është rrëfyer më vonë se kishte heshtur pasi ende nuk e ka kapërcyer dhimbjen që i ka shkaktuar humbja e jetës së djalit.

Për Washington Post, Khan tha se burri i saj e kishte pyetur nëse ajo donte të fliste në konventë, por ajo kishte qenë shumë e mërzitur.

“Duke ecur në skenën e Konventës, me një foto të madhe të djalit tim pas meje, mezi e mbaja veten. Çfarë mund të bëjë një nënë? Donald Trump ka fëmijë, të cilët ai i do. Me të vërtetë nuk e kupton se pse nuk mund të flisja?” shkruan ajo.

“Kur Donald Trump flet për Islamin, ai është injorant. Nëse ai e ka studiuar Islamin e vërtetë dhe Kuranin, të gjitha idetë e tij për terroristët do të ndryshonin, sepse terrorizmi është një “fe” tjetër”, ka shtuar ajo.

Ajo gjithashtu ka thënë se pavarësisht që nuk ka folur, e tërë bota dhe Amerika e ka ndjerë dhimbjen e saj.

 

Next Post

Kujdesi për shtëpinë para se të ikni me pushime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

September 29, 2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

September 29, 2026
SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

September 29, 2026
Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

September 29, 2026
“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

September 29, 2026
Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

September 29, 2026
Meloni kalon provën e zgjedhjeve të pjesshme kundër rivalit të ri të ekstremit të djathtë -

Meloni kalon provën e zgjedhjeve të pjesshme kundër rivalit të ri të ekstremit të djathtë –

September 29, 2026
Qeveria britanike e konfirmon: Hyrja falas në muzetë kombëtare do të vazhdojë -

Qeveria britanike e konfirmon: Hyrja falas në muzetë kombëtare do të vazhdojë –

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com