Nemanja Matiq raportohet se dëshiron kalimin te Juventusi, por trajneri i ri i Chelseat Antonio Conte nuk ka pranuar largimin e tij.
Juve raportohet se është në kërkim të një mesfushori pasi Paul Pogba pritet që shumë shpejt të kalojë te Manchester Unitedi.
Sipas “Gianluca Di Marzio”, top caku i klubit është Matiq, por që nuk po lejohet të largohet nga trajneri italian Conte, referon Koha. (b.an)