Një zjarr ka rënë në pyllin e Gjorgos, njësia administrative Cakran, Fier. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 3 ha pyll me pisha.
Menjëherë pas sinjalizimit të zjarrit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të efekivit të repartit Zjarrfikës Fier si dhe punonjësit e pyjores të cilët prej dy orësh ndodhen në luftë me flakët.
Puna e tyre ka hasur në vështirësi, pasi terreni ku ka rënë zjarri është mjaft i vështirë.
Po punohet dhe me mjete rrethanore për të evituar flakët që të mos përhapen në siperfaqe të tjera.
Zjarri ka nisur në pyllin e Gjorgos ka filluar prej orës 9:00 të mëngjesit.
Shqiptarja/d.i.