Dy italianë, xhaxha dhe nip, janë liruar nga qelia me vendim Gjykate, pasi mbajtën peng dhe dhunuan një 32-vjeçar shqiptar në Rodos të Greqisë.
Ngjarja ndodhi më 25 korrik, kur dy italianët 40 vjeç dhe 29 vjeç u akuzuan për vrasje të mbetur në tentativë, rrëmbim dhe posedim të armëve të ftohta. Xhaxha dhe nip kishin dhunuar dhe goditur me thikë shqiptarin, por ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën raporton Lajmifundit. Ngjarja ndodhi për një shumë parash që 32-vjeçari nga Shqipëria ia kishte borxh 40-vjeçarit italian. Dy të akuzuarit mohuan pretendimet e ngritura duke thënë se ishin kërcënuar nga shqiptari, që sipas tyre u kishte thënë se do të vriste 40-vjeçarin dhe familjen e tij.
Ky i fundit tha para trupës gjykuese se u frikësua nga kërcënimet e 32-vjeçarit që do t’i vriste familjen dhe u detyrua të vetëmbrohej duke marrë peng me nipin e tij shqiptarin, e lidhën dhe e qëlluan lehtë me thikë.
Megjithatë, pasi kërkuan falje dhe shprehën pendesë në Gjykatë për veprimin e tyre, ata u lanë të lirë me kufizim që të mos largohen nga vendi, të paraqiten dy herë në muaj në stacionin e policisë së zonës dhe të paguajnë 5000 Euro garanci