Jep dorëheqjen drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Ilir Kerni. Zyrtarisht mësohet se ai është larguar duke dorëzuar te kryeministri shkresën e dorëheqjes por në fakt ai ka shkuar drejt këtij vendimi i detyruar.
Atij i është kërkuar dorëheqja, ndërkohe që shkresa për shkarkimin e drejtorit te TKOB ka qene gati dhe do të miratohej në mbledhjen e të mërkurës së ardhshme të Këshillit të Ministrave.
Ky informacion, i bërë publik për Javanews nga nje burim i besueshëm pranë Këshillit të Ministrave, shpjegon edhe arsyen e “dorëheqjes” se Ilir Kernit. Ndonëse ish-drejtori është përpjekur ta paraqesë këtë dorëheqje, si një vendim të tijin, nën pretekstin e mosmarrëveshjeve me Ministren e Kultures, duket se e verteta është paksa ndryshe.
Me sa duket, dorëheqja ka qenë një lëvizje e detyruar e Kernit, te cilit Ministria i ka dhënë mundesinë të “shpëtoje fytyren” e të largohet vetë, pasi në të kundërt do të shkarkohej. Por cilat kane qene arsyet e pakenaqesise se drejtuesve te Ministrise me ish drejtorin e TOB? Ndoshta ne ditet ne vijim do te kuptohet me shume./ Javanews/a.m.