Përbërësit:
1 fileto salmon
kripë
piper i zi
një kuti salce me copa domatesh
borzilok i freskët
2 hudhra të grira
4-5 lugë vaj ulliri
Përgatitja: Filetën e salmonit e vendosim në tavë. I hedhim kripë dhe piper të zi nga të dyja anët, e spërkatim me vaj ulliri dhe e lëmë të piqet 15-20 minuta në temperaturën 200 gradë C. Në një tigan skuqim salcën me copa domatesh, hudhrat derisa t’u shterojë lëngu. I heqim nga zjarri dhe shtojmë borzilokun e prerë hollë. Heqim salmonin nga tava, e vendosim në pjatancë dhe sipër i hedhim salcën e ngrohtë.