• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ish të përndjekurit mbështesin Veliajn: Faleminderit për këstin e 5 dhe ligjin e dosjeve

by
16/06/2015 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas drejtuesve të klubit të futbollit “Tirana”, edhe grupimi i ish të përndjekurve politikë kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për kandidatin e koalicionit të majtë në garën për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Në një takim me kandidatin Veliaj, ish të përndjekurit politikë kanë dhënë vlerësimet e tyre pozitive veçanërisht për nisjen e procesit të dëmshpërblimit për këtë shtresë, e cila për 8 vjet kishte mbetur në vendnumëro, si dhe hartimin e ligjit historik për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

 

Duke e konsideruar punën e kandidatit Veliaj si ministër i Mirqenies Sociale dhe Rinisë, në dy vitet e fundit, si një mbështetje të madhe për shtresën e ish të përndjekurve politikë, Drejtori i Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, tha se “arriti që me një skemë të re solidare, të shpërndajë 5 këste për të gjithë ata ish të përndjekur që jetojnë sot dhe bëri të mundur që shumë prej atyre që janë në grahmat e fundit të jetës të paktën të marrin ato lekë që u takojnë si e drejtë ligjore”.

 

Ndërkaq, ish i përndjekuri Ilir Vata e falenderoi kandidatin Veliaj për dëmshpërblimin e të burgosurve politikë, si dhe për transparencën për ligjin e dosjeve, çka sipas tij do t’i japë fund një kalvari 25 vjeçar. “Tani njerëzit flasin se si morën këstin e pestë, nuk flasin pse nuk morëm asgjë. Të falënderoj edhe për transparencën për ligjin e dosjeve, një kalvar gjatë 25-vjeçar, ku ish persekutorët, ish komunistët, mëkatarët, na drejtonin, na merrnin ne votën, na degjeneruan si na kanë bërë deri më sot. Ne të mbështesim, do t’ju bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve të votojnë Erion Veliajn si një risi në Tiranë”, tha ai.

 

Edhe shkrimtari dhe ish i përndjekurit politik, Daut Gumeni, tha se “për ata që kanë shumë merak pse ka edhe ish të përndjekur që e urojnë z.Veliaj të bëhet kryetar Bashkie, unë u them vetëm kaq: e marr unë përgjegjësinë, jo vetëm timen por edhe tuajën, se kemi 25 vjet mes dy të majtave dhe unë pëlqej gjërat reale, më mirë me të majtën që s’i vjen turp të thotë e majtë, sesa me repartin më të qelbur të Partisë së Punës që hedh valle mbi varrezat e së djathtës”.

 

Në bisedën me ish të përndjekurit, kandidati Veliaj vuri në dukje se edhe Tirana ka nevojë që të jetë dëshmi e faktit se ne nuk harrojmë, por në fakt prej historisë mësojmë se çfarë nuk duhet të bëjmë në të ardhmen. “Dua t’ju falënderoj për mbështetjen në këtë sipërmarrje të re dhe do të propozoja të kishim një përfaqësi të shoqatës, e cila bashkë me bashkinë, si pjesë e një komiteti që vlerëson idetë që vijnë nga artistët, arkitektët apo urbanistët, të gjejmë një hapësirë, ku edhe të kemi një memorial për ish të përndjekurit, si një simbolikë e fortë dhe e fuqishme”, u shpreh ai.

 

Nga ana tjetër, ish të përndjekurit propozuan që Piramida e diktatorit të jetë një multimuze, ashtu si vendet e tjera të lindjes, për të gërshetuar historinë e komunizmit, në mënyrë që të gjithë të mësojnë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri.

Next Post

Hetim për Unazën e Tiranës, marrëveshje e fshehtë mes 6 kompanive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
Tokat e zaptuara, emrat e 870 pronarëve që kompensohen

“Ngërçi” tek kthimi i pronave, kreu i ATP tërheq vëmendjen: Rifreskoni adresat

August 30, 2026
Ankimi i maturantëve për provimin/ Drejtoresha e QSHA: Në test kishte pyetje për të gjitha nivelet!

Çfarë zgjodhën maturantët? Të orientuar nga tregu i punës, kryeson mjekësia dhe IT

August 30, 2026
VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

August 30, 2026
Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

August 30, 2026
Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

August 30, 2026
A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

August 30, 2026
Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

August 30, 2026
Lideri suprem i Iranit akuzon SHBA-të dhe Izraelin: Po nxitin përçarje mes myslimanëve në mbarë botën

Lideri suprem i Iranit akuzon SHBA-të dhe Izraelin: Po nxitin përçarje mes myslimanëve në mbarë botën

August 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor, e Diel 30 Gusht 2026

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com