• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sëmundjet pulmonare kronike, mjekja: Duhanpirja dhe ndotja, faktorët kryesorë

by S T
20/11/2024 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duhanpirja dhe ndotja, faktorët kryesorë
Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një grup sëmundjesh të mushkërive që karakterizohet nga kufizimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe shfaqja e simptomave të ndryshme, si kollë e vazhdueshme, sekrecione dhe vështirësi në frymëmarrje. Sipas pneumologes Elona Hila, SPOK është një patologji komplekse, që përfshin disa nëntipe sëmundjesh dhe mund të çojë në vështirësi të konsiderueshme në jetën e përditshme, sidomos kur nuk diagnostikohet dhe trajtohet në fazat e hershme.

Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri”, pneumologjia Hila theksoi se duhanpirja është një faktor kryesor i rrezikut për SPOK, por edhe faktorët e tjerë, si ndotja ambientale, gatimet me qymyr dhe tymi, si dhe punët në miniera apo industri të ndotura, mund të kontribuojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

“SPOK është një grup sëmundjesh pulmonare me disa lloj simptomash dhe karakterizohet nga kufizimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe shfaqet në forma dhe shenja të caktuara. Është një patologji që përfshihen disa nëntip sëmundjesh brenda. Kjo është një patologji që ka faktor risku duhanpirjen, ndotjen ambientale, gatimet me qymyr, dru, tymi është faktor nxitës, njerëzit që punojnë në miniera apo ambiente të ndotura. E rëndësishme është të theksojmë është e parandalueshme dhe e trajtueshme nëse kapen në faza të hershme. Shenjat e hershme janë një kollë e vazhduar, sekrecione, vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të sforcuara, rëndesa që shpesh ndjen në kraharor janë shenjat kryesore. Në stade më të avancuara pacientët kanë rënie të frymëmarrjes dhe vështirësi në kryerjen e aktivitetit minimale, kollë dhe sekrecione të vazhdueshme”, u shpreh doktoresh Hila.

Sëmundja shpesh shfaqet rreth moshës 40-45 vjeç për duhanpirësit, por me rritjen e ekspozimit ndaj faktorëve të tjerë, pragu i moshës për shfaqjen e sëmundjeve pulmonare kronike është ulur deri në 30 vjeç. Mjekja sqaron se në fazat e hershme, SPOK mund të parandalohen dhe trajtohen nëse kapen në kohë.

“Tek duhanpirësit shpesh sëmundja shfaqet rreth 40-45 vjeç, por me futjen e komponentëve të tjerë si puna në minierë, ndërtim, në fabrikë ku ka pluhura, është ulur pragu i moshës që preket nga SPOK-u deri në 30 vjeç. Te fëmijët mbi 70 % e virozave të fëmijët janë ato respiratorë, ato mund të kalojën në bronkite astmatike dhe shpesh përdorin pompa, aerosol, por fëmijët nuk preken nga sëmundjet pulmonare kronike. Një vaksinë specifike për virozat respiratorë nuk ekziston, por vaksina e gripit te pacientët me SPOK bëhet që të mos na zënë shesh gripi dhe nëse ndodh të mos japin komplikacione. Në rastin e të sëmurëve me SPOK ekzistojnë dhe dy vaksina të tjera që rekomandohet që këta pacientë të mos bëjnë infeksione të tjera bakteriale të rënda që do të sjellin dhe më tej komplikacione për shëndetin e tyre”, u shpreh ajo.

Sot është Dita Botërore e SPOK-ut ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për këto sëmundje. Në botë, numri i individëve që vuajnë nga këto sëmundje kap shifrën 250 milionë. SPOK është aktualisht shkaku kryesor i vdekjes në botë dhe është shumë i përhapur në vendet me të ardhura të ulëta.

Next Post
A do të sjellë 2025-ta një ndryshim të madh për udhëtarët në BE?

A do të sjellë 2025-ta një ndryshim të madh për udhëtarët në BE?

TË FUNDIT

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

October 27, 2026
Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

October 27, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit!

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit!

October 27, 2026
Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

October 27, 2026
Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

October 27, 2026
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

October 27, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

October 27, 2026
Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

October 27, 2026
Hetimi i tregut të fruta-perimeve/ Gjashtë kompani ndanë 150 milionë euro, “fiksuan çmimet”

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

October 27, 2026
Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In