Dy persona janë arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike në Malësinë eMadhe. Sadik Curraj, 48 vjeç, nga fshati Gruemirë dhe Nikoll Botinaj, po 48 vjeç, nga fshati Xhan, u arrestuan pas operacionit të uniformave blu të koduar “Waiting”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e Currajt është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë të mbushur me fishekë dhe 900 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në afërsi të banesave të këtyre dy shtetasve, në vendin e quajtur Përroi i Thatë të fshatit Zagore, u gjetën 866 bimë narkotike e llojit hashash.
Bima ishte e mbjellë në pesë parcela të hapura rishtazi. Policia asgjësoi bimët me anë të djegies, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për akuzat e armëmbajtjes dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
ma.me