Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, i është drejtuar mëngjesin e sotëm Kryesisë së Kuvendit, për t’i takuar me kreun e këtij institucioni, Ilir Meta. Në fokus të këtij takimi janë diskutimet për miratimin e 7 ligjeve për reformën në drejtësi.
Dy ditë më parë, delegacioni i BE në vendin tonë dhe ai i SHBA kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.