• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskenat e misionit të fshehtë të Bashës në Filadelfia

by Ylli Pata
29/07/2016 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ylli Pata

Një mision të vërtetë diplomatik ka ndërmarrë lideri i opozitës, Lulzim Basha, pasi ka dalë jo fort mirë me amerikanët gjatë miratimit të Reformës në Drejtësi.

Burime pranë opozitës bëjnë të ditur se Lulzim Basha ka shkuar në Filadelfia, ku po zhvillon punimet Konventa e Partisë Demokratike Amerikane, pikërisht për të siguruar një imazh të pastruar nëse nga janari 2017 Hillary Clinton do të zgjidhet presidente e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo ka me të vërtetë gjasa të ndodhë.

Pikërisht kjo e shpjegon edhe kujdesin e kreut të selisë blu që të mos shkojë në konventën e aleatit natyral të djathtë, Donald Trump-it, pra, të republikanëve, por tek demokratët e qendrës së majtë.

Kjo ka disa arsye, por edhe synime. Arsyet janë në fakt mjaft logjike.

Partia Demokratike prej vitit 2011 paguan një kompani të madhe lobimi amerikane, Podesta Group-in. Një kompani e cila ndodhet më shumë pranë Partisë Demokratike Amerikane, sesa asaj Republikane. Kreu formal i Podesta-s është Tony Podesta, por koka reale e këtij grupi të fuqishëm strategjik në politikën amerikane është i famshmi John Podesta, i cili është dhe truri i fushatës së zonjës Clinton. Tony Podesta është shefi i stafit të fushatës së kandidates për president, dhe sipas të gjitha gjasave, ai do të bëhet sekretari i ardhshëm i Shtetit. Kjo pasi ai ka qenë gjatë administratës së Bill Clinton-it shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë, ndaj tani pret një rol më të rëndësishëm, pasi edhe pasha e tij është më e madhe.

Nëse ndodh kjo, atëherë PD-ja do ta ketë shumë më të lehtë për të zbutur çarjen e madhe që ka ndodhur me amerikanët, sidomos pas raporteve të forta që ambasadori Donald Lu, por edhe nënsekretarja Nuland, madje edhe Ssekretari Kerry, kanë hartuar për Shtëpinë e Bardhë mbi rolin e opozitës në reformën për drejtësi.

Siç mësohet, Podesta po punon fort që të sigurojë një takim të Lulzim Bashës ose me Hillary-n, ose e pakta me bashkëshortin e saj, ish-presidentin Bill Clinton. Dëmtimi që i ka ndodhur Partisë Demokratike, madje edhe Bashës vetë, nuk ka qenë i vogël, dhe këtë e kanë pranuar si eksponentë të PD-së, por edhe përfaqësues të rëndësishme të politikës amerikane. Madje, siç e kemi bërë të ditur në një shkrim të pak kohëve më parë, Uashingtoni po përkrah një plan të Eduard Selamit për të kërkuar kreun e opozitës shqiptare nëse Lulzim Basha i humb zgjedhjet e ardhshme.

Pikërisht ky është synimi i operacionit diplomatik të Lulzim Bashës: të rikuperojë rolin e tij si “kryeministri i ardhshëm”.

Një operacion të njëjtë ka ndërmarrë edhe Edi Rama pas zgjedhjeve lokale të 2011, kur ndërsa të gjithë prisnin “kryengritjen” për marrjen e mandatit të kreut të bashkisë së Tiranës, ai u struk, shkroi “Kurban”-in, dhe më pas nisi një politikë totalisht konstruktive.

Politika amerikane nuk ndryshon me lëvizjen e qeverive, por lobimi bën që gjërat e forta të zbuten. Dhe Uashingtoni mund t’i japë një shans tjetër Lulzim Bashës, me kusht që ai të bëhet më bashkëpunues.

Realisht kjo ndodhi edhe në vitin 2005 me Sali Berishën. Edhe pse Bill Clinton në vitin 1996 i kishte thënë presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, kur ky i fundit kërkoi që SHBA-të ta mbështesin Berishën, që “lumi kalon vetëm një herë në atë shtrat”, Departamenti i Shtetit i dha “dritë jeshile” rikthimit të Sali Berishës në qeverisje.

Por këtë herë Basha do të duhet të nisë një operacion për reformimin e PD-së, duke u dhënë më hapësirë zërave kritikë, dhe më pas të bëhet bashkëpunues në Kuvend.

Burime nga opozita bëjnë të ditur se ky ka qenë qëllimi pse lidershipi i PD-së nuk ka mbajtur një qëndrim drastik, siç pritej, për “tradhtarët” Bregu, Selami, Patozi e Cara, që u bënë gati ta votojnë reformën në drejtësi edhe pa urdhrin politik të Berishës e Bashës. /tesheshi.com/

Next Post

Hoxha shqiptar: Femrat që heqin vetullat nuk janë të ndershme

Comments 2

  1. sifi says:
    10 years ago

    Paradokset e politikes shqiptare habisin cdo njeri nga menyra se si duan te mashtrojne popullin me lobingjet amerikane sic eshte rasti i grupit Podesta qe mbeshtet PD qe eshte e djathte kur vet Podesta eshte mbeshtetese e Demokrateve amerikane qe jane te majte . Kaluan 25vjet dhe shqiptaret u mesuan me mbeshtetjen antiligjore te faktorit te jashtem per politikanet qe vec shqiptareve nuk i sherbyen prandaj te huajt nuk do kene efekt ne zgjedhjet e ardheshme

    Reply
  2. Tani says:
    10 years ago

    O ti gazetar pataku ai svajti po e ftuan … per Ramen di gje pse sishte ?.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

August 11, 2026
E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

August 11, 2026
Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

August 11, 2026
Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

August 11, 2026
A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

August 11, 2026
Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

August 11, 2026
Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

August 11, 2026
Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

August 11, 2026
UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

August 11, 2026
E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com