“De Laurentiis? Largimi ishte një zgjedhje e imja, por më shtyu ai ta bëja”, këto ishin fjalët e Gonzalo Higuainit pas prezantimit te Juventusi. Ish sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, u prezantua gjatë ditës së sotme te Kampionët e Serie A ku u shfaq tejet i lumtur që i është bashkuar një ndër ekipeve më të mira në Evropë.
Ai falënderoi gjithë tifozët për këto tre vite qëndrimi në San Paolo, derisa ka lëshuar deklaratë thumbuese drejt presidentit, De Laurentiis, i cili e quajti tradhtarë argjentinasin.
“Kam qëndruar në heshtje gjithë këto ditë. Ishin tre vite të mrekullueshëm dhe nuk mund të bëjë tjetër veçse të falënderoj për gjithë dashurinë që më kanë dhënë, por bëra këtë zgjedhje për motivet e mia”, tha Higuain.
“Tani mendoj vetëm për Juventusin, e kuptoj që janë të nxehur me mua, kam parë edhe fyerje, por ishte një zgjedhje që duhej ta bëja dhe jam i lumtur për këtë”, shtoi argjentinasi.
“De Laurentiis? Largimi ishte një zgjedhje e imja, por më shtyu ai ta bëja, falënderoj tifozët dhe shokët e mi të skuadrës, jo De Laurentiis. Nuk kisha një raport të mirë me të, nuk doja të qëndroja më asnjë minutë me të”, shtoi ndër të tjera Higuain, citohet “Express”. (b.an)