Të gjithë e njohim ndjesinë e pakëndshme të lëngjeve të stomakut tek ngjiten në grykë dhe shijen e hidhur që të lë më pas.Në terma shkencor kjo gjendje e përkohshme quhet refluks acid e më së shumti ndodh pasi keni konsumuar një vakt.Ndryshe nga djegia e stomakut, refluksi i qetë (silent reflux) është një gjendje e cila shkaktohet pasi keni ngrënë darkë (diçka jo të përshtatshme) dhe gjatë gjithë natës vuani pasojat e zgjedhjes suaj.
Dietologët rekomandojnë që darka duhet ngrënë 3 orë para se të shtriheni dhe sigurisht që ekziston një listë e ushqimeve që (s)duhen konsumuar para se të shtriheni.Ushqimet e mëposhtme i përkasin listës së zezë dhe nuk duhen konsumuar përpara gjumit, në këtë mënyrë shmangni edhe reflekset:
AlkoolAlkooli është padyshim një vrasës i gjumit, duke pasur parasysh faktin se mund të shkaktojë djersitje natën dhe do të bëjë që të zgjoheni në mënyrë të përsëritur gjatë natës. Alkooli (sidomos vera), jo vetëm e prish cilësinë e gjumit, por gjithashtu zvogëlon kohën e gjumit si pasojë e kalorive të shumta.
ÇokollatëÇokollata e errët është shumë e mirë për trurin dhe për kujtesën, por në të njëjtën kohë ajo është e keqe për barkun: veçanërisht në qoftë se keni ndërmend ta hani gjatë natës, kur të gjitha kaloritë do të ruhen si yndyrë, duke pasur parasysh faktin që trupi është pushim. Një pjesë e vogël e çokollatës do të shërbejë si një ëmbëlsirë pa shkaktuar ndonjë çrregullim, por problemi është se shumica prej nesh e përfundojë gjithë çokollatën, pastaj flenë. Një nga arsyet pse duhet shmangur çokollata para gjumit (sidomos çokollata e errët) është, se ajo është shumë e pasur në stimulues kafeine, e të tjera, që do të vënë zemrën tuaj në punë dhe do të mbajnë mendjen të përqendruar, në vend që ta lejonin atë për t’u çlodhur, thjesht me një shkëputje.
PerimePerimet janë të shijshme, ushqyese madje të përshtatshme për dietë, por ato nuk janë me siguri një zgjedhje e mirë në qoftë se keni ndërmend të shkoni në shtrat së shpejti dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë: perimet, të tilla si qepë, lakër, brokoli, të cilat përmbajnë sasi të larta të fibrave të patretshme për një periudhë më të gjatë kohore. Do të ishte shumë mirë t’i konsumonit gjatë ditës, por gjatë natës fibrat lëvizin shumë ngadalë në sistemin e tretjes, për të mos përmendur se ato shkaktojnë edhe fryrje të tepruar.
SalcatSalca sigurisht që është shumë e shëndetshme dhe e dobishme kur përzihet me përbërësit specifike, por salca e ftohtë është një “JO” e madhe në qoftë se keni ndërmend të shkoni në shtrat së shpejti. Ky është një ushqim me kalori të lartë, mbushur me proteina dhe karbohidrate që digjen shumë ngadalë.
KafeQëndroni larg pijeve energjike, kafesë, apo çajrave me kafeinë. Kjo substancë njihet si stimulues i sistemit nervor dhe përdoret për të shmangur përgjumjen kështu që mos konsumoni ushqime apo pije që e përmbajnë.
Ushqimet e yndyrshmeE njëjta gjë vlen edhe për ushqimet me shumë yndyrë duke filluar nga hamburgerat dhe gjithë kategorinë e tyre, byreku apo sasi të larta të yndyrës shtazore që gjendet tek mishi, gjalpi, djathi etj. Ushqime të tilla jo vetëm që duan kohë të treten, por shkaktojnë edhe rritje të aciditetit të stomakut.