Paris Saint Germain ka shënuar fitore ndaj Real Madridit në kuadër të Champions Cup, i cili po mbahet në Amerikë.
Real Madridi ka pësuar humbje nga Paris Saint Germain, me rezultat 1:3, në kuadër të Champions Cup.
Gjithçka është vendosur brenda pjesës së parë, derisa në pjesë lojën e dytë nuk ka pasur asnjë gol të shënuar.
Golat për ekipin francez i kanë shënuar Nanitamo Ikone (2) dhe Thomas Meunier (35 dhe 40), shkruan Express.
Kurse, golin e vetëm për kampionin e Evropës e ka shënuar mbrojtësi brazilian, Marcelo nga pika e bardh, në minutën e 44-të. (b.an)