Tirana i ka kërkuar sqarime UEFA-s se pse nuk luajti në Europa League, duke zënë vendin e Partizanit, i cili u katapultua në Champions League, në vend të Skënderbeut, i përjashtuar për një sezon për shkak të trukimeve.
Bardheblutë zunë vendin e pestë në kampionatin që kaloi dhe shpresuan të luanin në Evropë, pasi Partizani u ngjit Champions League. kjo nuk ndodhi dhe klubi ka kërkuar shpjegimin e UEFA-s. Një shpjegim të tillë e ka kërkuar edhe FSHF, për të mësuar për vendin e mbetur bosh.
UEFA ka kthyer përgjigje për të dyja, duke shpjeguar se Partizani përfitoi nga fakti që Skënderbeu nuk kishte luajtur ende në Champions në momentin që u bë ndryshimi. Nga ana tjetër, të kuqtë e kishin zhvilluar një ndeshje për Europa League, kundër Slovan Bratislavës, dhe ishin në përgatitje për ndeshjen e kthimit kur mësuan se ajo nuk do të luhej, për shkak se do të kalonin përballë Ferencvaroshit në Champions League. Në këtë mënyrë, Tirana nuk mund të hynte në kompeticion.
d.i.