Jemi në gjendje lufte, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të luftojmë dhe të fitojmë, pa harruar se duhet të ndryshojmë gjithçka në strategjinë tonë për kundërpërgjigjen e duhur, deklaroi sot ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, në mesazhin e tij solemn drejtuar kombit, pas atentatit në kishën e Saint-Etienne-de-Rouvray, marrë përsipër nga ISIS-i.
“Armiku ynë nuk ka kufij, nuk ka moral, nuk ka tabu”’, theksoi ai.
”I kërkoj qeverisë të adoptojë shpejt masat e propozuara nga ne republikanët”, tha ish-presidenti Sarkozy.
Menjëherë pas tragjedisë së Nisës, 10 ditë më parë, Sarkozy kishte bërë publike masat kundër terrorizmit.
Mes tyre, ishin edhe sanksionet e parashikuara për ata që konsultoheshin me rrjete xhihadiste interneti, dëbimin e të huajve me predispozita radikalizimi si edhe izolimin e të dënuarve për krime të lidhura me fondamentalizmin.