Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur në media në lidhje me koalicionin qeverisës PS-LSI. Manjani ka bërë me dije se përsa i përket marrëdhënieve mes dy forcave qeverisëse po hidhet shumë helm.
Ai tha se koalicioni funksionon se ka ide të përbashkëta raporton Opinion. “Ne nuk mendojmë që Shqipëria duhet dhënë me koncesion, kaq masivisht. Hidhet shumë helm për marrëdhënien PS-LSI, por koalicioni funksionon se ka ide të përbashkëta. Është absurde që të mendosh se u prish ky koalicion dhe të shkohet në një koalicion tjetër. Fakt është që PD është pozicionuar në krah të LSI për disa çështje, por kjo s’do të thotë që PD dhe LSI ikën e lanë PS vetëm”, ka theksuar Manjani.