Një 45-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Tiranës pasi u kap duke shfrytëzuar për të lypur dy nipërit e saj të mitur.
Gruaja me inicialet V.N. u ndalua nga efektivët e policisë në rrugën “Mine Peza” në Tiranë dhe pas verifikimeve u la e lirë.
Dosja në ngarkim të saj i’u përcoll prokurorisë së kryeqytetit për veprime të mëtejshme.
Policia ka ndaluar shpesh herë pjesëtarë të komunitetit rom për shfrytëzimin e të miturve për të lypur./a.m.