Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk e ka problem të shtrëngojë dorën me trajnerin e Manchester Unitedit, rivalin e tij të madh, Jose Mourinho, kur dy skuadrat do të përballen mes vete në ndeshje miqwsore në Pekin.
Ky do të jetë takimi i dytë mes tyre që nga koha e tyre në Barcelonë, përkatësisht Real Madrid.
Të dy kanë hedhur poshtë rëndësinë e rivalitetit të tyre dhe Guardiola do t’ia shtrijë dorën e miqësisë Mourinhos, përcjell Koha Ditore. “Sigurisht se do t’i shtrëngoj dorën. Pse të mos e bëj këtë? Ne jemi njerëz të sjellshëm.
Unë dua të fitoj. Kështu dëshiron edhe ai”, ka thënë Guardiola, raporton BBC. Guardiola dhe Mourinho patën dy sezonë me plot gara direkte në Spanjë, nga viti 2010 deri në vitin 2012. (b.an)